Zjarri përfshin edhe kodrën në hyrje të Ksamilit

Karaburuni prej disa ditësh vazhdon të jetë nën pushtetin e flakëve. Edhe të shtunën zjarri ishte aktiv në disa vatra, në pjesën veriore të gadishullit.

Hektarë të tëra me bimësi, shkurre dhe peme të ndryshme janë djegur, ndërkohe që për fikjen e zjarrit është angazhuar edhe ushtria, por terreni malor dhe era kanë krijuar vështirësi për vënien e tij nën kontroll.

Një tjetër zjarr përfshiu kodrën në lagjen Nr. 1 në Ksamil, në zonë e quajtur “Baxhua”. Flakët kanë djegur shkurre dhe pemë që prej mbrëmjes së të premtes.

Zjarrfikësit shkuan në vendngjarje për të parandaluar përhapjen e flakëve në zonat e banuara, ndërkohë që policia njoftoi se ka arrestuar në flagrancë shtetasin Edmond Zogaj, banues në Ksamil, si autor i zjarrvënies në Ksamil.

Tv Klan