2 të vdekur, uji shndërron rrugët në lumenj të tërbuar

Këto pamje katastrofike janë xhiruar në Xheda, qytetin e dytë më të madh të Arabisë Saudite, i konsideruar si porta për në Mekë, kryeqendrën e fesë islame.

Dy persona humbën jetën disa të tjerë rezultojnë të zhdukur, pasi reshjet e dendura të shiut i shndërruan rrugët e qytetit në lumenj të furishëm, që morën me vete dhjetëra automjete.

Një sasi e jashtëzakonshme prej 179 milimetrash shi ranë për 6 orë me radhë pa ndalim, duke sjellë për pasojë dëme si këto, që nuk kanë nevojë për koment.

Bëhet fjalë për përmbytjen më të rëndë në gati 1 dekadë e gjysmë, në qytetin e ngritur në shkretëtirë ku reshjet janë shumë të rralla. Në 2009-ën, reshjet e dendura shkaktuan një bilanc tragjik prej 122 të vdekurish.

Tv Klan