Mbrëmjen e sotme emisioni “Opinion” u fokusua te një nga mbresat që nis në fëmijëri dhe e shoqëron njeriun gjatë gjithë jetës së tij. Bëhet fjalë për këngën, për të cilën preferenca mund të ndryshojë përgjatë viteve.

Çdo njeri ka një këngë që i ka lënë më shumë mbresa e gjurmë se të tjerat. Por cila është kënga më mbresëlënëse në jetën e një njeriu? Kjo është një nga pyetjet më të vështira faktikisht. Tre vite më parë një nga universitetet më të mëdha amerikane organizoi një studim se përse një këngë preferohet më shumë nga një këngë tjetër. Por përgjigjet që morën nga persona të ndryshëm ishin nga më të çuditshmet.

Në emisionin “Opinion” ishin të ftuar Lajla Përnaska, Monika Kryemadhi, Valbona Selimllari, Zhani Ciko, Sherif Merdani, Ermal Mamaqi, Bojken Lako dhe Ardit Gjebrea për të diskutuar mbi evoluimin e muzikës ndër vite dhe preferencat e tyre muzikore që nga fëmijëria e deri më sot./tvklan.al