Formacioni orkestral i “Këngëve të Shekullit” dhe këngëtarja Rosela Gjylbegu çelën natën e parë të edicionit të katërt të spektaklit. Ato ngritën pesh zemrat e publikut përmes interpretimeve të tyre duke i bërë të gjithë të kërcejnë.

Gjylbegu po ashtu interpretoi edhe me kantautorin Pirro Çako një prej hiteve të muzikës popullore shqiptare të titulluar “Kur jemi bashkë ne të dy”.

“Sa t’kam dasht unë ty” dhe “Kur më del në derë” ishin dy këngë të tjera shkodrane që interpretoi këngëtarja.

Më pas ajo mirëpriti në skenë këngëtarin shkodran Sidrit Bejleri me të cilin interpretoi një tjetër këngë të titulluar “Serenatë për nusen”.

“Pula gjeli” ishte një tjetër këngë që interpretoi këngëtari Sidrit Bejleri.

Nata e parë e edicionit të katërt i ishte dedikuar muzikës shkodrane, ndaj edhe këngëtarja Rosela Gjylbegu interpretoi një tjetër hit të titulluar “Djalë i dashtun”.

Ajo po ashtu interpretoi “Për mu paska kenë kismet” për të cilën tha se është kënga e saj e preferuar.

I ftuar në natën e parë të spektaklit ishte edhe babai i këngëtares Myfit Gjylbegu, i cili shprehu publikisht krenarinë për vajzën dhe interpretuan të dy bashkë këngën “Karajfilat që ka Shkodra”.

“Kur më vjen burri nga stani” ishte një tjetër këngë që interpretoi Rosela Gjylbegu sëbashku me tre tenorët e “Gjeniut të Vogël”.

Këngëtarja e mbylli natën e parë të edicionit të katërt me këngën “Xhamadani kuq si gjaku”.

 /tvklan.al