Rritet çmimi i energjisë së shitur

Korporata Elektroenergjetike Shqiptare ka zhvilluar tenderin e tretë të shitjes së energjisë brenda pak ditësh.

Siç njofton KESH, sot janë shitur 10 mijë megavat/orë energji e kontraktuar për periudhën 26 Nëntor deri më 29 Nëntor.

Kushtet e kontratave të shitjes së energjisë me anë të këtij tenderi janë më të favorshme se ato të dy tenderave të mëparshëm, pasi çmimi më i ulët kontraktuar është 247 Euro, ndërsa ai më i larti afro 286 Euro.

Tv Klan