Krifca: Mundësi për zhvillim dhe njohje në botë

Katër produktet shqiptare djathi Mishavina e Bjeshkëve të Këlmendit, Mjalti i Bedunicës, Djathi i ziem i  Veleçikut dhe Djathi i dhisë nga Bjeshkët e Namuna janë certifikuar me logon kombëtare dhe tashmë mund tregtohen jashtë vendit si “Made in Albania.”

“Këto produkte përfaqësojnë një pjesë të traditës dhe identitetit kombëtar, gjë që e bën një komb apo shtet të njohur në botë. Gjithashtu, ato kontribuojnë në zhvillimin ekonomik të vendit, promovojnë ofertën turistike, mundësojnë punësim më të lartë direkt dhe indirekt, kontribuojnë në zhvillimin më të barabartë rajonal dhe rural, parandalojnë migrimet e popullsisë, si dhe mundësojnë mbrojtjen e njohurive tradicionale”, tha ministrja Krifca.

Ministrja tha se analizat ekonomike në Shqipëri tregojnë se konsumatorët janë të gatshëm që të paguajnë 30-50% më shumë për produktet që vijnë nga një zonë e identifikuar për cilësinë e veçantë të prodhimeve.

“Kjo është arsyeja përse për ne produktet cilësore, të cilat prodhohen në një territor të caktuar apo me anë të një metode tradicionale, janë me të vërtetë në themelin e përpjekjeve tona për të forcuar qëndrueshmërinë ekonomike të fermave në zonat rurale”, u shpreh ministrja.

Certifikimi i produkteve me origjinë shqiptare do të zgjerohet edhe më tej.

 “Veçanërisht falë punës së palodhur të fermerëve shqiptarë të organizuar në grupe prodhuesish, janë identifikuar rreth 40 produkte potenciale, në të gjithë territorin e vendit”.

Vitet e fundit në Shqipëri, produktet tradicionale kanë filluar të njihen gjithnjë e më shumë nga konsumatorët.

Tv Klan