Kina i ka thënë SHBA-së të tërheqë sanksionet mbi ushtrinë e saj në lidhje me blerjen e raketave dhe avionëve rusë ose “të durojnë pasojat”.

SHBA thotë se Kina ka shkelur sanksionet e Shteteve të Bashkuara mbi Moskën, dhe për këtë bazohet mbi veprimet ruse në Ukrainë dhe ndërhyrjen e dyshuar në politikën amerikane.

Kina kohët e fundit bleu 10 avionë luftarakë Sukhoi Su-35 rusë dhe raketa S-400. Pekini nuk i mbështeti sanksionet e vendosura ndaj Moskës nga SHBA dhe aleatët e saj perëndimorë që nga viti 2014.

Kina po bëhet shpejt një prodhues i armatimit të sofistikuar, por mbetet e gatshme të blejë armët e avancuara ruse, veçanërisht sistemet e mbrojtjes ajrore dhe avionët luftarakë. Moska, pas disa vitesh ngurrimi, tani është më e gatshme të transferojë këtë lloj armatimi në Pekin.

Rusia gjithashtu ka kritikuar sanksionet ndaj ushtrisë kineze, duke paralajmëruar SHBA-në se po luan me zjarr.

“Do të ishte mirë që ata të mbanin mend se ekziston një koncept i tillë si stabiliteti global, të cilin ata po e pengojnë pa u menduar, duke nxitur tensionet në marrëdhëniet ruso-amerikane”

, tha në një deklararë zëvendësministri i jashtëm Sergei Ryabkov.

Zyrtarët amerikanë kanë thënë se sanksionet kanë për qëllim Rusinë dhe nuk kanë për qëllim të minojnë aftësitë mbrojtëse të vendeve të tjera./tvklan.al