Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Brigjet italiane synim i të ikurve nga lufta. 150 kosovarë kanë zbarkuar dje në Pulia. Ky është njoftimi i dhënë sot nga media italiane. Megjithëse Guardia di Finanza, policia italiane dhe qeveria italiane kanë shprehur prerë pozicionin e Italisë për mos të pranuar asnjë klandestin në brigjet italiane, numri i kosovarëve që prekin tokën e premtuar sa vjen dhe rritet.

Përveç 150 klandestinëve të mbrëmshëm shumica e të cilëve u hodh në det pranë brigjeve italiane nga drejtuesit e skafeve, sot në mëngjes në Bari është kapur një peshkarexh me kosovarë e cila pak milje larg bregut ka lëshuar thirrjen për ndihmë pasi ka pasur një avari.

Kosovarët e mbrritur në Itali janë sistemuar nëpër pikat e pritjes. E ndërsa italianët forcojnë kufirin bregdetar numri i të ikurve nga Kosova sa vjen e rritet./tvklan.al

Gazetare – Mirela Milori