Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Dy herë në javë përfaqësues të UNDP-së, UNICEF-it dhe Programit Botëror të Ushqimit informojnë gazetarët për projektet më të fundit dhe të dhënat me veprimtarinë e tyre. Zoti Aspestrani i ngarkuar për Informimin Publik pranë UNDP-së tha se pavarësisht nga ndihma e dhënë gjatë periudhës së emergjencës çdo organizëm humanitar dhe çdo përpjekje e tyre për asistencën duhet të vazhdojë dhe pikërisht këtu synojnë projektet afatgjata të UNDP-së.

Ne mështesim punën e madhe që kanë bërë shqiptarët dhe projektet tona konsistojnë në zhvillimin afatgjatë të Shqipërisë, Kosovës dhe rajonit të Ballkanit në përgjithësi.

Ndërsa zonja Anna Marica e UNICEF-it na tha se organizmi që ajo përfaqëson do të vazhdoj të asistoj kosovarët dhe veçanërisht fëmijët me ushqime ilaçe, veshmbathje dhe asistencë psiko-sociale. Ne do të punojmë nëpër kampingje tha ajo, derisa kosovari i fundit të kthehet në Kosovë./tvklan.al