Kryetari i Prokurorisë së Apelit për Krime të Rënda, Altin Dumani, u konfirmua në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit këtë të mërkurë. Dumani kaloi Vettingun pas hetimit të thellë administrativ bazuar në kriteret e vlerësimit të pasurisë, pastërtisë së figurës dhe aftësive profesionale.

Më 31 Korrik 2019, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit zhvilloi seancën dëgjimore për kreun e Prokurorisë së Apelit për Krime të Rënda, ku referuar ILDKPI-së, Dumani ka bërë deklarim të saktë dhe nuk ka fshehje pasurie.

DSIK-ja ka deklaruar se prokuori nuk ka kontakte të papërshtatshme. Altin Dumani është njëherazi edhe kandidat për Strukturën e Posaçme Antikorrupsion. Ai shihet edhe si drejtues i ardhshëm i SPAK pasi Këshilli i Lartë i Prokurorisë e renditi atë të parin në listë./abcnews.al