555 milionë euro në 4 vitet e fundit

Lionel Messi i ka kushtuar Barcelonës në 4 vitet e fundit më shumë se gjysmë miliardi euro. E përditshmja spanjolle “El Mundo” publikoi kontratën e firmosur në 2017 dhe që përfundon në 30 Qershor të këtij viti.

Një kosto e lartë për Barcelona pasi janë 555 milionë euro për sulmuesin argjentinas si pagë e shpërblime të ndryshme. Messi ka marrë deri më tani 92% të vlerës së kësaj kontrate.

Duket se klubi katalanas e ka një shpenzim tepër të lartë mbajtjen në ekip të yllit të ekipit.

Borxhet e Barcelona sipas asaj që raportojnë mediat spanjolle i kalojnë 1.2 miliardë euro dhe në këtë periudhë krize për shkak fitimeve të mungura prej Covid-19 duhet të heqë dorë nga Lionel Messi, i cili kërkohet nga skuadra të tjera.

Tv Klan