Katalanasit rrezikuan të eliminoheshin nga Granada

Barcelona kaloi me vështirësi në gjysmëfinalen e Kupës së Mbretit. Katalanasve iu deshën pjesët shtesë në takimin e zhvilluar në fushën e Granada dhe që përfundoi me suksesin 5-3 të miqve.

Lojtarët e Barcelona e shpëtuan përballjen në minutat e fundit të kohës së rregullt, pasi Granada kryesoi deri në minutën e 88’ me rezultatin 2–0. Griezmann dhe Jordi Alba kthyen ekipin në lojë me golat e tyre, pasi sfida u barazua në 2 – 2.

Ritmi nuk u ul edhe në pjesët shtesë pasi u realizuan edhe 4 gola të tjerë. Granada rezistoi deri në minutën e 108, por më pas zotërimi i kaloi tërësisht Barcelona-s që shmangu eliminimin.

Nga Kupa e Mbretit deri më tani janë larguar ekipe të njohur në Spanjë si ata të Madridit, Atletico dhe Real.

Tv Klan