Barcelona merr 3 pikët, realizojnë gol pas 35 pasimesh

Barcelona nuk lëshon hapin e Atleticos së Madridit kryesues në La Liga spanjolle. Katalanasit mposhtën 5-1 Alaves,falë një paraqitjeje fantastike nga Lionel Messi dhe Trincao, autorë të dy golave në këtë takim.

Djemtë e Koeman shënuan golin e parë pas një sekuence prej 35 pasimesh të pandërprera, me Trincao që u tregua i saktë. Goli i Messi në fundin e pjesës së parë vulosi rezultatin e pjesës së parë në 2-0.

Rioja ngushtoi diferencat, përpara se goleadës së Barcelonës t’i shtoheshin golat e Trincao, Messi e Firpo. Trincao bëhet portugezi i dytë pas Andre Gomez që shënon dopietë golash që prej prillit 2017.

 Me këtë fitore, Barcelona rimerr vendin e dytë me 46 pikë, 8 më pak se Atletico Madrid që ka edhe 1 takime për të rikuperuar.

Kryeqytetasit mposhtën 2-1 Granadën për të regjistruar fitoren e 17-të në kampionat pas 21 javësh.

Klan News