Gjoba për drejtuesit e automjeteve që i kanë jashtë standardit

Për herë të parë, Policia Rrugore e Tiranës është duke aplikuar kontrollin e cilësisë së gomave të automjeteve.

“Drejtuesit e automjeteve të cilët do të ndalohen nga policia, krahas verifikimit të dokumentacionit, do ti nënshtrohen edhe matjes së cilësisë së gomave me anë të kësaj pajisje digjitale.”

Përmes aparaturës së posaçme, efektivët i kanë përqendruar kontrollet në rrugët urbane dhe interburane. Specialisti i qarkullimit rrugor, Neri Hunda, thotë se më problematikë janë mjetet e tonazhit të rëndë dhe transportit publik.

Efektivi i policisë tregon edhe normat që duhen plotësuar për të qenë brenda standardeve. Në rast se nuk do respektohen standardet e kërkuara, atëherë parashikohet ndëshkim me masë administrative.

Sipas Policisë Rrugore, prej aplikimit të kësaj nisme me qëllim parandalimin e aksidenteve, ka patur sensibilizim të drejtuesve të automjeteve.

Klan News