Dhjetëra qytetarë dynden drejt bregdetit shqiptar për të kaluar fundjavën

Përkeqësimi i situatës së infektimeve me variantin Delta të Covid-19, si dhe rritja edhe e numrit të vdekjeve në Kosovë edhe Shqipëri, nuk ka frenuar fluksin e qytetarëve të Kosovës për të vizituar Shqipërinë.

Edhe të shtunën në mëngjes, në Morinë pati fluks të lëvizjes së qytetarëve dhe mjeteve me destinacion bregdetin shqiptar. Tashmë jo për pushime të gjata, por për një fundjavë.

Të pyetur për rritjen e rasteve dhe frikën e përhapjes së infektimeve me Covid-19 nga prania e Deltës, ata thonë se nuk kanë frikë për shkak edhe të vaksinimit.

Krahasuar me sezonin e kaluar, numri turistëve kosovarë që kaluan dhe vijojnë të vijnë për pushime në bregdet është shumë i madh, përshirë këtu edhe të turistëve të Maqedonisë së Veriut dhe Serbia. 

Klan News