Mposht minimalisht Gjeorgjinë para duelit “të zjarrit” me Greqinë

Pas dy humbjeve ndaj Suedisë dhe Spanjës, Kosova ka regjistruar fitoren e parë në grupin kualifikues të Botërorit të Katarit 2022.

Kombëtarja dardane ishte cinike në transfertën e Batum, aty ku koleksionoi një 3-pikësh me mjaft vlera për fatet e tyre në grupin  B. Ekipi i Shalland mposhti 1-0 Gjeorgjinë falë një autogoli të Kosholava në minutën e 16’ të sfidës.

Në takimin përurues të stadiumit të ri të Kombëtares Gjeorgjiane. Valon Berisha hodhi një krosim për Muriqin, por ishte mbrojtësi vendas ai që e shtyu drejt fundit të rrjetës. Gjeorgjia u mundua të reagojë, por kompaktësia në mbrojtje bëri që shifrat të mos ndryshonin gjatë gjithë sfidës.

Në fundin e sfidës, Kosova shënoi dhe golin e dytë, por pozicioni i Vedat Muriqi ishte jashtë lojë dhe sistemi VAR anuloi golin e Elbasan Rashanit.

Përfundimisht 1-0 dhe Kosova merr pikët e para në grup dhe momentalisht vendin e tretë me 3 pikë. Ndeshjen e radhës, Kosova e luan në shtëpi përballë Greqisë.

Klan News