Duket se Kosova do të deklarojë zyrtarisht pavarësinë ditën e diel, pavarësisht se është një akt simbolik, pasi pavarësia reale është tashmë fakt që prej 12 Qershorit 1999 kur trupat e NATO-s u futën në Kosovë. Një ëndërr 76-vjeçare, që prej 28 Nëntorit të 1912-ës kur me shpalljen e pavarësisë në Vlorë një pjesë e mirë e territoreve shqiptare mbetën jashtë territorit zyrtar.

Puntata e sotme e emisionit “Opinion” do të merret me pikëpyetjet e pavarësisë.

Për të diskuar lidhur me këtë temë, e cila është ndër më të rëndësishmet ndër vite ishin të ftuar në studio Fatmir Limaj ministër i Transportit, Lutfi Haziri ish zv/kryeministër i Kosovës Agim Nesho, Baton Haxhiu, Preç Zogaj, Pandeli Majko, Fatmir Mediu dhe Paskal Milo.

“Jemi futur në orët e fundit të pritjes për shpalljen e Pavarësisë së Kosovës, por iu takon liderëve të vendi për të shpallur datën se kur do të ndodhë. Kjo do të jetë fundjava e fundit e Kosovës së pashpallur, java e ardhshme fillon me Kosovën shtet”, tha Limaj.

“Është bërë i gjithë skenari se si do të ndodhë. Parlamenti si organi më i lartë do ta deklarojë përmes votimit shpalljen e pavarësisë e shtetit të Kosovës. Brenda këtyre ditëve Kosova do të ketë simbolet e saj kombëtare dhe do të jetë në pritje të njohjes nga ndërkombëtarët”, tha Haziri./tvklan.al


Të ftuar: Fatmir Limaj, Agim Nesho, Baton Haxhiu, Prec Zogaj, Pandeli Majko, Fatmir Mediu, Paskal Milo, Lutfi Haziri.