Ibrahimi: Na premtoi lehtësimin e masave anti-Covid 

Ankesat e kryetarëve të Komunave të Kosovës për masat lehtësuese duket të jenë marrë parasysh nga Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia gjatë një takimi virtual që ka zhvilluar me ta. Kreu i Asociacionit të Komunave të Kosovës tha se takimi ishte konsultativ.

Shpreson se rekomandimet e kryetarëve të komunave do të merren parasysh ashtu siç u premtua në takim. Kryetarët e Komunave kanë kërkuar që qeveria të ketë prioritet vaksinimin e popullatës, të hiqet ora policore, të tërhiqen masat ndaj gastronomisë derisa ndaj tyre të kërkohet zbatimi i masave siç janë respektimi i distancës fizike dhe  ndërmjet tavolinave, zbatimin e pakos së përkrahjes ekonomike dhe bashkëpunim të inspektorateve të nivelit qendror dhe lokal.

Qeveria ditët në vazhdim do të njoftoj për masat e reja lehtësuese pas datës 18 Prill ku edhe pritet shfuqizimi i masave aktuale. Ndërkohë ka vazhduar vaksinimi i personave të moshuar mbi 80 vjeç dhe atyre në dializë ndërsa nga e premtja do të nis vaksinimi i të moshuar nga 75 deri në 80 vjeç.

Tv Klan