Ora policore 23:00- 06:00 në fuqi edhe në dy javët në vijim

Në mbledhjen e fundit të mbajtur më 27 Maj, ekspertët e Komitetit Teknik shpallën planin gradual të lehtësimit të masave. Pavarësisht se këto dy javë të Qershorit kanë pësuar një ulje drastike të të infektuarve dhe viktimave nga COVID-19,ora policore e cila nis në orën 23:00 – 06:00 mbetet në fuqi edhe për dy javët në vjim. I vetmi lehtësim që ka nisur këtë të Martë janë grumbullimet e qytetarëve me më shumë se 10 persona.

Grumbullimet në ambientet e jashtme nga 10 persona bëhen 50 persona duke respektuar rregullat e distancës sociale në zbatim të protokolleve të Institutit të Shëndetit Publik. Për sa i përket klubeve të natës, diskove, ato do të vijojnë të mbeten të mbyllura dhe muzika do të lejohet deri në orën 22:00”, tha Mira Rakacolli.

Të tre komponentët që maten nga autoritet për të përcaktuar më tej masat lehtësuese siç janë: numri i të infektuarve,viktimat dhe shtrimet nga COVID-19, prej 9 javësh janë në ulje. Por kjo gjë nuk ka mjaftuar që të hiqen masat kufizuese. Madje as fakti se jemi në pikun e sezonit veror, nuk ka sjellë lehtësim të masave dhe heqie të orës policore.

Prej 1 Korrikut sipas Komitetit Teknik të Ekspertëve, ora policore do të nisë në mesantë, pra nga ora 24:00 deri në 6 të mëngjesit. Edhe orari për muzikën nuk ndryshon, pra do mbetet ora 22:00. Lejohen kampionatet sportive me prezencë të tifozëve me kapacitete të reduktuara deri në 30% sipas protokollit të ISHP. Po ashtu edhe aktivitetet e teatrove, shfaqjeve artistike dhe kulturore, konferencave, me kapacitet të reduktuar deri në 30%.

Klan News