Lajme Arkiva – TV Klan 2004

Për kryetarin e OMONIA-s së Sarandës Vangjel Zafirati, Nikolas Geixh ishte një ndër 300 të ftuarit e konferencës së zhvilluar para dy muajsh dhe fjala e tij është dhënë publikisht, jo vetëm para të ftuarve, por edhe para mikrofonave të gazetarëve.

Vangjel Zafirati: “Atje s’ishte asgjë e fshehtë, sepse kur përshëndetet ose kur mbahet një fjalim në konferencë nuk është sekret, se para podiumit janë mikrofonat, incizohen nga ana e gazetarëve, kështu që unë nuk di të ketë sekrete dhe mesa di, besoj të gjithë të paktën të 400 vetët që morën pjesë në këtë konferencë, nuk kanë dëgjuar opinione të kësaj natyre, aq më tepër udhëzime. Zoti Gazojanis ka qenë atje i ftuar i kryesisë së organizatës së OMONIA-s. Fjala e tij ka qenë përshëndetëse. Përshëndeti punimet e Konferencës së Përgjithshme të OMONIA-s, foli për punën dhe aktivitetin e kësaj organizate, në përgjithësi dha disa mendime dhe gjykime se si dhe kjo organizatë dhe kjo parti tjetër, duhet të organizojë më mirë punët e veta dhe aktivitetet e veta”.

Përsa i përket 6 pikave, ku njëra prej tyre flet edhe për blerjen e vendeve të punës, kryetari i komunës së Finiqit Ziso Lluci, mendon se është shfrytëzuar kërkesa e minoritarëve, që me të drejtë kërkojnë të kenë përfaqësuesit e tyre në administratën shtetërore.

Ziso Lluci: “Në radhë të parë, atje është deklaruar nga zoti Geixh, që për problemet organizative të OMONIA-s, ne duhet të jemi më aktiv, në kuptimin, që ato që na takojnë me ligj, me ligj ndërkombëtar, apo dhe me ligjin shqiptar të cilin unë e njoh mirë, sepse kam qenë edhe katër vjet deputet, kurse takime dhe komente të tjera nuk janë bërë në asnjë sallë dhe në asnjë moment të konferencës së OMONIA-s”./tvklan.al