Rimoczi një pastiçier nga Hungaria, vendosi të vinte maska ​​në babagjyshin çokollatë për Krishtlindje.

Pasi ai postoi foton e parë të babagjyshit çokollatë me maskë, mori shumë komente negative në rrjetet sociale. Por, menjëherë, porositë për çokollatën me maskë u rritën aq sa nuk ishte menduar.

Kjo gjë bëri pastiçierin të thjeshtonte modelin dhe të fillojë të prodhojë më shumë. Por, ndërsa çokollata e tij pa kërkohet pa fund, Rimoczi nuk pret që kjo gjendje të zgjasë, me dëshirën që vaksinat të ndihmojnë botën të mposhtë pandeminë.

Ai ka shpresë që shumë shpejtë nuk do të ketë me nevojë për maska dhe se babagjyshi nga çokollata do të jetë ashtu siç ka qenë gjithmonë.

“Jam i sigurt që vitin e ardhshëm do të shes më pak nga produkti, pasi Babagjyshi, nuk do të duhet të veshë më maskë,” është shprehur ai duke buzëqeshur./tvklan.al