Një vajzë u filmua nga kamerat e sigurisë në Britani, teksa ishte shtrirë në shinat e trenit për të pozuar për një fotografi, duke sjellë reagimin e autoriteteve atje.

Rrjeti Hekurudhor tha se ky ishte incidenti i 17 i regjistruar në shinat e trenit në Timemills, në lindje të Sussex-in Lindor, gjatë 9 muajve të fundit. Autoritetet britanike shprehën shqetësimin e madhe për këtë fenomen, që sipas tyre mund të ketë pasoja të rënda për jetën.

Ndërsa Jonathan Pine, Inspektor policie i Transportit Britanik, e quajti veprimin e dy vajzave një ‘budallallëk të paimagjinueshëm’.

“Sjellja e tyre është një budallallëk i paimagjinueshëm. Trenat kalojnë në atë linjë me shpejtësi mbi 112 km/h, ndaj ato mund të kenë qenë lehtësisht vetëm pak momente larg një incidenti katastrofik. Asnjë mundësi për të bërë foto nuk ia vlen për të rrezikuar jetën“, tha ai./tvklan.al