Numri i madh i viktimave dhe të infektuarve me Covid-19 ka bërë që Kosova të shtrëngojë masat anti-covid, të cilat kanë hyrë në fuqi prej 30 Gushtit dhe do të jenë deri më 13 Shtator.

Një prej masave është se të gjithë personat e pavaksinuar që do të hyjnë në Kosovë edhe përmes pikave të kalimit kufitar me Shqipërinë pavarësisht shtetësisë, duhet të ofrojnë dëshmi vaksine apo teste PCR dhe antigen ose në të kundërtën duhet të izolohen për 7 ditë.

Ndërkohë dhjetra shtetas të Shqipërisë janë kthyer nga pala kosovare pasi nuk kishin test dhe certifikate vaksinimi, ndryshe nga shtetasit kosovare teë cilët futen në Shqipëri pa asnjë dëshmi dokumenti që kanë lidhej me pandeminë.

Ndërkohe Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme  në vendin tonë ka njoftuar shtetasit shqiptare për masat e reja të vendosura nga Kosova për hyrjet dhe daljet në pikat e kalimit kufitar.

Klan News