Banorët në Skoci janë paralajmëruar nga autoritetet që të qëndrojnë vigjilentë dhe të bëjnë kujdes nga pantera e zeza. Kafsha e rrezikshme është pikasur në një fushë midis Drongan dhe Coalhall. Autoritetet përgjegjëse po punojnë për ta kapur, pasi dyshohet se mund të jetë plagosur. Edhe qytetarët që dalin shëtitje me qentë e tyre janë paralajmëruar që të bëjnë kujdes.

Policia u ka bërë thirrje banorëve që nëse e shikojnë panterën e zezë mos t’i afrohen dhe të qëndrojnë sa më larg. Ata duhet të njoftojnë autoritetet nëse e hasin.

Një zëdhënës i policisë tha: “Banorët në Drongan dhe Coalhall këshillohen që të jenë vigjilentë pasi kemi marrë një raport për zbulimin e një pantere të zezë në fushat mes dy fshatrave. Autoritetet po punojnë aktualisht për të gjetur kafshën që mund të jetë e plagosur. Zona është e njohur edhe për personat që nxjerrin shëtitje qentë, kështu që të bëjnë kujdes dhe nëse dikush e sheh kafshën, i kërkojmë që të mos i afrohen”.

/tvklan.al