Mirel Josa: Ndeshje shume e vështirë, s’ka diferenca


Java e 21-të e Kategorisë Superiore, çel siparin këtë të premte me një ndër sfidat e saj më të rëndësishme. Në stadiumin “Niko Dovana” të Durrësit luhet përballja më e fortë mes Teutës dhe Kukësit, sfidë pretendentësh me bregdetarët që synimet për titull nuk i kanë fshehur kurrë.

“Është një ndeshje shumë e vështirë. Nuk ka më diferenca në këtë periudhë, ashtu si më përpara. Nuk ka siguri, duhet shumë seriozitet dhe duhet të përmirësohemi. Skuadra e Teutës është e ekuilibruar, qoftë ndeshjet jashtë dhe ato brenda ka luajtur dhe ka marrë maksimumin,”tha Josa.

Kukësi nuk po kalon një moment të mirë në kampionat, ku javët e fundit ka pasur shumë oshilacione rezultatesh, duke ndikuar edhe në tabelën e klasifikimit. Pas 20 javësh, verilindorët gjenden të pestit me 29 pikë, ndërkohë Teuta gjendet e 3-ta me 36 pikë.

Klan News