Edi Reja: Është momenti i të vërtetës

Një ditë para kualifikueseve të botërorit, trajneri i kombëtares shqiptare Edy Reja kërkon që skuadra të ketë të njëjtin motivim, të njëjtën dëshirë për të fituar sikurse tregoi në ndeshjet e fundit të Europa League. 

“Duam ta nisim aty ku e lamë, duhet të bëjmë kujdes nga Andorra, duke pasur parasysh ndeshjen që kemi kaluar më pare me këtë kundërshtar. Edicioni i kaluar i Ligës së Kombeve do na japë stimul më shumë. Përgjegjësia në skuadër është rritur. Do të kemi përballë skuadra shumë më të forta. Jemi ekip më i mirë se ai i Ligës së Kombeve. Është momenti i së vërtetës, për ta parë nëse jemi rritur më shumë”, tha Reja.

Duke qenë se grupi është i fortë me skuadra si Anglia, Polonia apo Hungaria, dhe në botëror kualifikohen dy vendet e paera është e pamundur për teknikun italian të bëjë parashikime, apo të vendosë objektiva

“Nuk mund të bëjmë parashikime për objektivin që ka Shqipëria. Duhet ndryshim mentaliteti, ekipi duhet të ketë ekuilibër. Nuk mund të gabosh, është ndryshe nga klubet që kanë kohë për t’i rikuperuar gabimet e lojtarëve”.

Duhet fitorja, për të rritur moralin për ndeshjet e ardhshme dhe kjo arrihet me përqendrim, pasi cilësia në skuadër nuk mungon.

“E kemi futur veten në vështirësi dhe kjo nuk na lejohet nesër. Është ndeshja e parë e duhet të kemi përqendrim maksimal. Kjo ndeshje duhet të na japë më shumë motivim për ndeshjet e ardhshme”, tha Etrit Berisha.

Ndeshja me Andorrën do të luhet këtë të enjte në 20:45.

Tv Klan