Kosova do padisë Serbinë për genocid

Deputetët e Kuvendit të Kosovës i kanë kërkuar sqarime Kryeministrit Albin Kurti për zbatimin e marrëveshjes së Washingtonit. Inicuesi i këtij debati i cili është edhe nënshkrues i marrëveshjes së Washingtonit, ish-Kryeministri Avdullah Hoti ka kërkuar që të miratohet një rezolutë që do të ndihmojë qeverinë për zbatimin e kësaj marrëveshje.

“Thirrjen për këtë debat e kuptova që është më shumë për të raportuar deputeti Hoti për progresin që ai mendon që është arritur me marrëveshjen e Washingtonin”.

“Po shohim paqartësi e mjegull të kësaj Qeverie. Qeveria është institucion i madh me shumë kuadra e mekanizma që do të duhej të dilte më një vlerësim të qartë, por Kryeministri Kurti në fjalimin e tij para deputetëve nuk ka treguar qëndrim të qartë të qeverisë për këtë marrëveshje”.

Në fillim të seancës deputetët e Listës Serbe kanë braktisur sallën e Kuvendit me të kuptuar se në rend ditë është rezoluta për gjenocidin serb në Srebrenicë të cilën deputetët e Kuvendit të Kosovës e miratuan me 86 vota për. Kryeministri Albin Kurti para deputetëve ka thënë se qeveria është duke përgatitur me kujdes padinë ndaj Serbisë për genocid.

Tv Klan