Zinedine Zidane u bind të kthehej te Real Madrid, pasi dëshiron të ngrejë në nivelet e duhura skuadrën, pas dështimit të trajnerëve Lopetegui e Solari. Francezi, i cili fitoi 3 Champions radhazi me Los Blancos, firmosi deri në Qershor të 2022, por nuk ishte vetëm kjo që e bindi të kthehej në shtëpi, ashtu siç tha ai dhe presidenti Perez.

Zidane vendosi disa kushte për Floretino Perez. Për trajnerin vlen shumë vendimmarrja e tij në merkato, pa ndërhyrjen e drejtuesve të tjerë klubit. Sipas mediave, spanjolle Zidane nuk do më në ekip Bale apo Benzama dhe të vendoset që njëri nga portierët Courtois e Navas të largohet.

Një tjetër emër që nuk do të jetë në dëshirat e Zinedine Zidane është Neymar, ndërsa për James Rodriguez duhet të gjendet një ekip tjetër pas përfundimit të huazimit te Bayern Munchen. Në listën e dëshirave janë Kylian Mbappe dhe Eden Hazard. Projekti Zidane 2 pritet të nis me shumë ndryshime.

Tv Klan