Festimin e përfundimit të kampionatit si skuadra kampione, Barcelona e ktheu në një lamtumirë madhështore për mesfushorin Andres Iniesta. Të gjithë futbollistët në fushë kishin veshur fanelën e tij, ndërsa në tribuna ishte projektuar numri i tij 8, por i vendosur horizontalisht me simbolin e infinitit si për të treguar dashurinë e pafundme për këtë futbollist. 85 mijë të pranishmit thirrën emrin e tij kur Iniesta doli në fushë.

Kapiteni i Barcelonës debutoi në 2002 me ekipin e parë dhe për 16 vite tregoi një nivel të jashtëzakonshëm loje.

Trofeu iu dorëzua pikërisht Iniestës. Për herë të 8 Barcelona fiton titullin dhe kupën. Me sy të përlotur Iniesta dëgjonte falenderimet dhe vlerësimet e njëpasnjëshme.

Kam kaluar 22 vite të mrekullueshëm tha vetë futbollisti. Faleminderit të gjithë tifozëve për dashurinë që më dhatë që kur erdha këtu fëmijë. Tashmë largohet 34 vjeç si burrë. Do t’ju mbaj në zemër gjithmonë.

9 kampionate ka fituar me Barcelonën Iniesta, 6 kupa në Spanjë Champions League, dy herë kampion Europë dhe një herë kampion bote me Kombëtaren spanjolle. Iniesta largohet kështu nga Barcelona edhe pse kishte nënshkruar një kontrate me këtë klub për gjithë jetën.

Tv Klan