Milan fitoi me rezultatin 2 – 1 ndeshjen me Lazio, duke bërë paraqitjen më të mirë të këtij sezoni, por nuk munguan polemikat për raste të caktuara. Në rastin e golit të parë Cutrone e dërgoi topin në portë, por duke e prekur me bërryl. Askush nuk e vuri re, as me ndihmën e sistemit VAR. Për këtë situatë foli edhe Thomas Strakosha.

Thomas Strakosha (Portier i Lazio) :

“Nuk e pashë prekjen me dorë, por nuk më takon mua të gjykoj. Jemi të lodhur nga këto debate”.

Te Lazio kanë patur vazhdimisht ankesa për përdorimin ose jo të teknologjisë, duke pretenduar se janë dëmtuar. Të mërkurën Lazio do të luajë sërish në “San Siro”, kësaj here për gjysmëfinalen e parë të Kupës së Italisë. Pavarësisht kësaj humbje skuadra kryeqytetase qëndron në vendin e tretë edhe falë dështimeve të kundërshtarëve. Serie A kryesohet nga Napoli që një ditë më parë mundi Bolanjan, ndërsa me 1 pikë me pak është Juventus që fitoi me Kievon.

Tv Klan