Edhe në ndeshjen e fundit atë kundër Miami Heat, Cleveland Cavaliers tregoi se është skuadra më në formë e NBA, por lajmi në këtë takim është përjashtimi nga ndeshja i LeBron James. Për herë të parë në karrierën e tij 15-vjeçare.

King James dënohet me këtë masë ekstreme nga arbitri. Ishte fundi i periodës së tretë dhe James protestoi tek gjyqtari për një parregullsi të kundërshtarëve. James priti që arbitri të vërshëllente por kjo nuk ndodhi, lojtari ka protestuar ashpër ndaj arbitrit i cili nuk e mori lehtë.

Pas takimit arbitri Kane Fitzgerald , tha se ndaj tij ishin lëshuar shprehje vulgare nga basketbollisti. LeBron James ka luajtur deri më tani 1082 ndeshje në këtë kampionat.

Për Cavaliers largimi i James nuk ndryshoi shumë sepse deri në atë moment kontrollonin ndeshjen me 23 pikë avantazh dhe mbajti kryesimin edhe në periodën e 4. Cleveland e mbylli ndeshjen me fitore 108 – 97 dhe aktualisht gjendet në vendin e 3 të konferencës së lindjes.

Tv Klan