Do të zhvillohet në “Puskas Arena” me 16 Shkurt

UEFA konfirmoi ndryshimin e stadiumit ku do të mbahet ndeshja Lajpzig – Liverpool e vlefshme për të 16-tat e Champions League. Sfida do të luhet në “Puskas Aréna” në Budapest më 16 Shkurt.

Vendimi erdhi pasi autoritetet gjermane deklaruar se skuadra e Jurgen Klop nuk bënte përjashtim nga nënshtrimi i rregullave anti-Covid, pasi do të udhëtonte nga një shtet me një mutacion të lartë të virusit. 

Me gjasë kjo nuk do të jetë ndeshja e vetme që do të ndryshojë stadium për shkak të masave shtrënguese Borussia Mönchengladbach është programuar të presë Manchester City më 24 Shkurt.

Tv Klan