Libia refuzon planin e Ministrit të Brendshëm italian, Mateo Salvini për ngritjen e kampeve për emigrantët në territorin e këtij vendi. Homologu i tij ia komunikoi në sy vendimin e Tripolit për të mos pranuar zgjidhjen e propozuar nga Roma.

“Kemi pika të përbashkëta me strategjinë europiane për çështjen e emigrantëve ilegalë. Por refuzojmë kategorikisht praninë e çfarëdo kampi për emigrantët në Libi. Plani është në kundërshtim me ligjet libiane dhe vullnetin e popullit”.

Megjithatë e Salvini modifikoi menjëherë projektin e tij.

“Qendrat e mbrojtjes dhe identifikimit të emigrantëve do të vendosen në kufijtë e jashtëm të Libisë. Së shpejti Italia do të përfshihet në një mision me vendet e përfshira, Nigerinë, Malin, Çadin e Sudanin”. 

Brigjet libiane janë vend transiti kryesor, nga ku emigrantët afrikanë lundrojnë drejt Italisë dhe Europës. Ngritja e kampeve synon të bllokojë dyndjen e tyre drejt Europës, duke i zhvendosur qendrat e përzgjedhjes për ata që meritojnë azil, jashtë kufijve të unionit.

Minisamiti i dy ditëve më parë në Bruksel nuk arriti në një konkluzion se si do të trajtohet çështja e emigrantëve nga vendet europiane.

Tv Klan