Mes spektaklit dhe rekordeve, Inter Miami rikthehet të marrë kreun e Konferencës së Lindjes në Mexhor Ligë Soker. Skuadra nga Florida arriti të mposhtë me tepër vështirësi 3-2 Kansas City. Një 90 minutësh që përpos asaj që dhuroi në fushën e lojës do të mbahet mend për rekordin e tifozëve në shkallët e stadiumit.

Më shumë se 72 mijë fansa ndoqën nga afër këtë përballje, për të parë nga afër Lionel Messin i cili dhuroi magji. Messi nuk zhgënjeu dhe dhuroi spektakël në fitoren e Inter Miamit teksa shënoi një gol dhe një asistim. Ylli argjentinas fillimisht bëri një asistim fantastik te Diego Gomez i cili nuk e pati të vështirë të shënonte për 1-1.

Në minutën e 51-të, argjentinas shënoi një nga golat më të bukur të tij në Mexhor Ligë Soker, ku me një goditje të fuqishme realizoi për 1-2. Ndërkohë golin e tretë për 2-3, e realizoi Luis Suarez për ta rikthyer Inter Miamin në krye të Konferencës së Lindjes me 15 pikë pas nëntë takimesh. Messi ka realizuar deri më tani pesë gola dhe ka dy asistime, teksa Luis Suarez ka gjashtë gola e tre asistime.

Klan News