Gent Lasku i ftuar ditën e sotme në “Shije shtëpie” foli mbi programin sportiv “Euro Zone”, i cili starton mbrëmjen e sotme në ekranin e Tv Klan.

Për mbarëvajtjen e programit janë bërë planifikimet e nevojshme. Do të preken sa më shumë tema që kanë në interes publik, në mënyrën më të shkurtër të mundshme. Gjithashtu do të paraqitet në dy këndvështrime ajo që duhet të perceptojnë njerëzit nga një ndeshje”, tha Lasku.

Do të analizohen statistika lidhur me rezultatet e ndeshjeve, të bëra edhe me IA, ku sipas Laskut ky i fundit nuk po tregohet shumë i saktë këto kohë.

“Planet për realizimin e programit janë të detajuara deri në maksimum, por dua ti lë vend edhe spontanitetit në këto plane”, tha ai./tvklan.al