Në karrierën e lavdishme ka arritur të fitojë gjithçka, por edhe pse në moshën 36-vjeçare, Lionel Messi nuk di të ndalet.

Ylli argjentinas shënoi një tjetër sfidë fenomenale në fushën e lojës, duke qenë protagonisti absolut në ndeshjen e Inter Miami.

6-2 ishin shifrat përfundimtare kundër Nju Jork Red Bulls, me rezultatin tenistik që ka padyshim kontributin e Lionel Messi.

Një gol dhe pesë asiste nga ana e 8-të herë fituesit të Topit të Artë. Inter Miami dominoi mbi kundërshtarin falë “pleshtit”, që vendosi edhe dy rekorde në kampionatin amerikan të futbollit.

Më shumë asiste në një ndeshje të vetme të Major League Soccer, pra 5 të tillë dhe kontributi më i madh te golat e një skuadre në SHBA.

Vijueshmëri nga ana e Messit, që ka shënuar në 6 ndeshjet e fundit për tu ngjitur në kuotën e 10 golave dhe 12 asistimeve në këtë sezon me Inter Miami.

Hero edhe Luis Suarez me tripletë golash, për tu konfirmuar golashënuesi më i mirë i kampionatit së bashku me Messin.

Dyshja sulmuese ngjit Miami në krye të Konferencës së Lindjes me 24 pikë pas 12 takimesh. Klan News