Diga e Liqenit Artificial deri pak kohësh e shkatërruar, tashmë me një pamje tjetër. 4 muaj më parë është marrë nisma për të sistemuar dheun e rrëshqitur dhe për të sjellë normalitetin e një rruge që mundëson shëtitje anës liqenit. Miliona lekë për të sjellë jo veç në gjendjen e mëparshme shëtitoren por dhe një ndriçim të munguar prej kohësh.

Liqeni tashmë të tharë, uji që i jep këtë emër i është hequr me vetëdije që në periudhën e kosovarëve dhe vendosjes së tyre në këtë pikë. Rreziku i tij ishte evident për të gjithë pjesën e Tiranës së Re. 600 metër rrugë është shtruar nga para duke vendosur parmakë, por edhe rrugica për ngjitje në piacën e Liqenit Artificial.

70 punëtorë pas gërryerjes totale të dheut të digës kanë mbushur me lëndë të gurtë pjesën difektoze e cila më pas do mbulohet me bar dhe lule. Kjo pamje e krijuar përveç qytetarëve të cilët i sjell fundjava, pret përurimin e punimeve i cili duket se ka mbaruar në afat./tvklan.al

Gazetare: Holta Zhiti