Lajme Arkiva – TV Klan 2001

Serbia ka liruar 143 shqiptarë të burgosur në burgjet serbe, gjatë konfliktit në Kosovë në vitin 1999. Autobusët me shqiptarët e liruar hynë në Kosovë në afërsi të fshatit kufitar të Merdarës. Më pas ata u dërguan në qytetin e Gjakovës, ku u takuan me të afërmit e tyre. I gjithë grupi i shqiptarëve ishte dënuar me rreth 13 vjet burg secili.

Ata ishin dërguar të vuanin dënimin në Serbi, në kohën që ushtria jugosllave u tërhoq nga Kosova në Qershor 1999, kur përfundoi lufta ajrore e NATO-s kundër Serbisë. Lirimi i tyre u bë me urdhër të gjykatës të lartë serbe, që hodhi poshtë procedurën e ndjekur më parë. Akuza konkrete kundër grupit shqiptar të Gjakovës, ishte krijimi i njësive të UÇK-së, në këtë qytet dhe sulme kundër trupave serbe gjatë fushatës ajrore të NATO-s./tvklan.al