Liverpool është i pandalshëm në Premier League. Skuadra e Jurgen Klopp fitoi derbin e krahinës me Manchester United dhe tashmë kryeson renditjen me 64 pikë, 16 më shumë se Manchester City.

Vilxhil Van Dajk shënoi ngolin e parë për Liverpool. Në minutën e 14 në një goditje këndi, holandezi kërceu mbi të gjithë duke e çuar topin në rrjetë.

Me fillimin e pjesës së dytë Liverpool kishte raste të tjera me Salah dhe Mane. Ishte pikërisht egjiptiani që në minutën e 3 shtesë shënoi golin e dytë. Në Anfild Road ndeshja u mbyll 2-0 për Liverpool.

Tv KLan