Lulzim Basha i është drejtuar me një urim shqiptarëve të Kosovës në përvjetorin e 11 të Pavarësisë. Në mesazhin e tij, kreu i Partisë Demokratike e cilëson 17 Shkurtin arritjen e dytë më të madhe kombëtare të historisë së shqiptarëve, si ditën e krenarisë dhe mirënjohjes së thellë të kombit.

Le të shërbejë ky kontribut si amanet i madh për të gjithë që me vendosmëri, përkushtim dhe qartësi strategjike, të vazhdojmë rrugëtimin e përbashkët në mbrojtje dhe fuqizim të pavarësisë, sovranitetit dhe vlerave e të ardhmes euroatlantike të Kosovës si interesi më i lartë kombëtar i shqiptarëve në Ballkan”

, përfundon mesazhin e tij kreu i opozitës Basha.

Tv Klan