Të enjten Basha pyetet nga Krimet e Rënda

Lulzim Basha është thirrur të enjten nga Prokuroria e Krimeve të Rënda për llogari të autoriteteve belge për dosjen “Toyota Yaris”. Në  Qershor të vitit të kaluar në portin e Durrësit në një makinë të tillë që vinte nga Belgjika u gjeten 3,4 milion euro. Një grup prokurorësh nga ky vend kanë mbërritur tashmë në Shqipëri dhe do qëndrojnë disa ditë.  

Lulzim Basha në foltoren e parlamentit përpara se të kapeshin paratë deklaroi se drejt Shqipërisë ishin nisur para të një grupi kriminal dhe garantues i tyre ishte Taulant Balla. Pikërisht për këto deklarata në 22 Maj të këtij viti autoritetet belge i kërkuan Prokurorisë së Krimeve të Rënda dëshminë numrit një të opozitës.

Belget kërkojnë të dinë nga Luzlim Basha nga cili e ka marrë informacionin se në Portin e Durrësit do të mbërrin makinat me para dhe nëse ka dijeni për prejardhjen e tyre. Burime për TV Klan nga Partia Demokratike thonë se kryetari Basha ka shprehur gatishmëri për të ndihmuar hetimet e drejtësisë belge. Sipas të njëjtave burime, ai do të ndihmojë me informacionet që disponon në zbardhjen e lidhjeve kriminalo-politike në pastrimin e parave ku janë përfshirë përfaqësues të lartë të “Rilindjes”. 

Ndërsa në hetim nga drejtësia belge janë 12 persona. Gjithashtu belget do të marrin dëshmitë e katër personave të arrestuar deri tani Edi Lika, Klevi Cani, Alban Mollaymeri dhe Agim Çeka. Këta kanë transportuar me trailer makinën ku u gjeten paratë. Transporti është bërë për llogari të dy kushërinjve Alfred dhe Elvis Vladi, të cilët zotëronin një agjenci për dhënien me qira të automjeteve. Prej një viti ata janë në arrati.

Tv Klan