SSC Tuatara është vetura më e shpejtë në botë. Makina amerikane ka shënuar rekordin duke arritur një shpejtësi prej 455 km/h. Në timon nuk ishte një pilot profesionist, por i zoti i saj, i cili ka bërë provën në pistën Kennedy Space Center në Florida.

Kompania edhe një muaj më parë bëri të ditur se automjeti kishte arritur një rekord shpejtësie, prej 530 km/orë, por lajmi u përgënjeshtrua, pas dyshimeve dhe konfirmimeve nga disa ekipe. Kompania pranoi se kishte patur gabime të pavullnetshme në përllogaritje dhe në Krishtlindje u bë një tjetër provë. Por edhe në tentativën e dytë shpejtësia maksimale që u arrit ishte 404 km/orë.

Prova e tretë ishte ajo vendimtarja dhe zyrtarisht është makina e serisë me e shpejtë në botë.

Kjo veturë ka një motor V8 me 1750 kuaj fuqi, dhe rekordi në fjalë kalon atë paraardhësin që ishit e shënuar në vitin 2017, me një shpejtësi maksimale prej 447 km/orë nga Kornigsegg Agera RS.

Klan News