Kundërshtarë të fortë kërkojnë impenjim të madh. Shqipëria do të ndeshet me Spanjën. Kuqezinjtë kanë moralin të mirë pas barazimit të marrë në minutën e 95-së me Kroacinë. Në kombëtaren shqiptare shpresohet edhe tek fati pasi spanjollët do të përballen me Italinë.

“Ekip shumë i madh. Por rrahu sot Italinë, do të kemi më shumë shpresa. Kanë lojtarë me shumë kualitet si Rodri, Lamine Yamal apo Morata. Të bëjmë ndeshjen tonë dhe të japim 100%, nga minuta e parë deri te e fundit.”

Manaj është mjaft optimist, aq sa për të besuar edhe tek fitorja me Spanjën.

Emocionet janë të mëdha, gjithë Shqipëria dhe gjithë bota ndjek këto ndeshje. Të futemi në fushë të përqëndruar, që të mund të fitojmë dhe të kalojmë grupin. Të gjithë ne lojtarët atë duam, të fitojmë ndaj Spanjës dhe të gëzojmë gjithë shqiptarët.

Ndeshja Shqipëri-Spanjë do të luhet më 24 Qershor në Dusseldorf Arena.

Tv Klan