Trajneri i Kombëtares shqiptare, Sylvinho ka rrëfyer në një intervistë ekskluzive për Tv Klan eksperiencën në Europian dhe rinovimin e kontratës me kuqezinjtë. Tekniku thotë se tashmë synimi është kualifikimi i kuqezinjve në Botërorin e ardhshëm. Me trajnerin Sylvinho bisedoi gazetari Erion Todhe.

Jemi thuajse një muaj pas Europianit të Gjermanisë. Unë besoj se ju i keni analizuar edhe njëherë ndeshjet. Tashmë me mendje të ftohtë çfarë do të kishit bërë ndryshe në Gjermani?

Trajneri Sylvinho: Erjon, ka ardhur momenti të flasim për gjithacka ka ndodhur në këtë 1 vit e gjysmë pune. Një cikël i parë i rrugëtimit që kemi bërë bashkë. Një rrugëtim shumë i bukur, të shkosh të luash për herë të dytë në finalet e një Europianit, është dicka historike. E dimë të gjithë, edhe njërëzit, që nuk është e lehtë të arrish deri atrje. Por kur arritëm gjetëm një grup të fortë dhe të vështirë. Por unë isha i kanaqur për këtë. Të përballesh me Italinë dhe Spanjën që fitoi këtë kerë si dhe Kroacinë një skuadër e jashtëzakonshme. Në fakt pas ndeshjeve është e lehtë të bësh analizën. Sigurisht ka gjëra që duhet të ishin bërë ndryshe, por unë shkova me mendimin që të përfaqësonim sa më mirë një komb. Edhe siç ju kisha thënë lojtarëve, në me çdo kusht duhet të ishim në lojë në çdo ndeshje. Me Italinë bëmë mirë. Kroacia edhe mund të kishte fituar. Ky është një kampionat i vështirë dhe me shumë rreziqe. Çdo gabim është një gol i pësuar. Jam shumë i kanqur me futbollistët por sigurisht, gjithnjë ka diçka për të përmirësuar. Ndryshuam modulin për ndeshjen e dytë duke shtuar një lojtar në mesfushë, por në përgjithësi kemi bërë shumë mirë”.

Në fushën personale por edhe si drejtues i Kombëtares, çfarë keni përfituar, cilat janë mësimet që na dhanë finalet e Europianit?

Trajneri Sylvinho: “Kemi mësuar shumë. Eksperiencë e shkëlqyer. Si bashkëpunëtor kam qenë në Kombëtaren e Brazilit në Botërorin e Rusisë. Edhe Europiani ka një nivel të njëjtë. Në çdo ndeshje. Ne kemi një skuadër të re, me lojtarë 19, 21 vjeç. Kjo është e bukura. Kemi luajtur kundër lojtarëve dhe skuadrave shumë të forta. Të shkosh atje është një luks. Për ne ishte cmenduri. Në kampin personal mora shumë. Çdo gabim të kushton shumë sepse ky është një nivel gare shumë i lartë. Lojtarët e dinin mirë këtë. Këtu nuk lejohet të gabosh sepse pëson dhe del menjëherë jashtë loje. Është një eksperiencë e madhe edhe për lojtarët. Niveli i përqëndrimit ishte shumë i lartë”.

Pas finaleve erdhi edhe rinovimi i kontratës. Besoj se keni dashur të përqëndroheni fillimisht tek Europiani e më pas të mendonit për rinovimin që besoj se nuk ishte dicka e vështirë për t’u arritur.

Trajneri Sylvinho: “Jo, absolutisht jo. Në fakt ishte një dëshirë e federatës dhe e jona, por në mes ishte Europiani. Kemi logjikuar mirë të dyja palët, si federata ashtu edhe ne si staf. Mendimi jonë ishte të punonim fort për Europianin, për të shmangur edhe gabimin më të vogël, në mënyrë që të mos humbnim përqëndrimin. Gjëja më e rëndësishme në atë moment, nuk ishte as federata, as stafi jonë. Ishin futbollistët, ishte një komb i tërë, ishin 3 milionë këtu brenda e 10 milionë jashtë Shqipërisë. Për ne si staf është një avantazh të vazhdojmë punën përpara pas një rezultati të mirë. Sot ne nuk nisemi nga zero me kombëtaren shqiptare. Sot ne nisemi nga më shumë se 50% njohje të ekipit dhe lojtarëve. Tashmë duhet të përmirësohemi, të shkojmë pas shumë futbollistëve të tjerë që mund të na shërbejnë. Ne jemi të kënaqur pasi njohim Tiranën, federatën, njohim shqiptarët, kështu që rinovimi për ne ishte i lehtë”.

Tashmë rinis puna, por me ndeshjet e Ligës së Kombeve. A keni një ambicje për këtë garë, apo këto ndeshje do të shërbejnë si përgatitje për kualifikueset e Botërorit, që është një qëllim shumë më i rëndësishëm se Liga e Kombeve?

Trajneri Sylvinho:Ka një ëndërr, një dëshirë dhe një objektiv për të shkuar në Botëror. Por ndërkohë kemi një kompeticion të rëndësishëm si Liga e Kombeve. Unë nuk e konsideroj si një moment kalimtar për të marrë eksperiencë apo për t’u përgatitur. Objektivi i parë është të përmirësojmë skuadrën. Të gjejmë lojtarë të rinj. Kjo është kombëtare, dhe si e tillë është e hapur. Nëse ka një lojtar që na shërben, atëherë ai do të vijë. Liga e Kombeve është e vështirë, dhe kemi një grup të vështirë me Ukrainën, Gjeorgjinë dhe Çekinë. Ne do të luftojmë për cdo pikë. Nuk do të jetë e lehtë por ne do të futemi në cdo ndeshje për të fituar”.

Dhe pas ligës së kombëve vijnë kualifikueset e Botërorit. A keni një plan për të ndryshuar dicka në skuadër, ndoshta mënyrë tjetër loje, apo mentalitet tjetër? Cili është mendimi juaj tani për tani?

Trajneri Sylvinho:Unë mendoj se ka gjithnjë vend për përmirësim. Përtej modulit, ne kemi një bazë të mirë, praktikisht 70 apo 75% të grupit e kemi, por kemi lojtarë që vijnë me shumë eksperiencë pas Europianit, që e njeh mirë rrugën. Lojtarët kanë kuptuar një gjë që për mua, për federatën dhe për Shqipërinë, ajo që nuk negociohet përtej modulit, eksperiencës, lojtarëve, cilësisë teknike, ajo që nuk negociohet është zemra dhe shpirti i skuadrës. Lojtarët e dinë që këtë duhet ta kenë si në stërvitje ashtu edhe në ndeshje sepse kjo na çoi në Europian. Dëshirën dhe shpirtin e skuadrës e kanë kuptuar edhe njerëzit që shpirti dhe zemra është aty në fushë”.

Tv Klan