Hapja me vonesë në Shqipëri e dy qendrave për menaxhimin e azilkërkuesve afrikanë të shpëtuar në det ka detyruar qeverinë Meloni të vërë në funksionim edhe një tjetër hapësirë pritëse në ishullin e Siçilisë. Aty do të dërgohen gratë e fëmijët e atyre meshkujve që do të presin në Shqipëri shqyrtimin e kërkesës së tyre për azil.
Kjo qendër e re azilkërkuesish po ndërtohet me ritme te shpejta pranë Porto Empedocle, një fshat i vogël në zonën e Agrigento-s dhe një nga portet më të rëndësishme në bregun jugperëndimor të Siçilisë, pikë e nxehtë të mbërritjes së tyre në Itali.

Punimet nisën në mesit e muajit Gusht, ndërsa kërkesat për azil janë kompetencë e gjyqtarëve të Palermos të cilët po ashtu hartojnë edhe procedurat e përshpejtuara të riatdhesimit.

Sipas mediave ne vendin fqinj duket një urgjencë e pashpjegueshme për qeverinë qe ka nxituar të hapë edhe një ambient te ri menaxhimi për azilkërkuesit në një kohë kur shifrat e mbërritjeve ne brigjet italiane janë në ulje, me 63% në krahasim me 2023 dhe me 20% në krahasim me 2022.

Kur qendra e re pjesë e kompleksit ekzistues në Porto Empedocle të jetë plotësisht funksionale mund të ketë një kapacitet strehimi prej 70 vendesh.
Qendra ekzistuese në këtë zonë që kushtoi rreth 3 milionë euro, hyri në funksionim në fund të verës së kaluar dhe përbëhet nga 7 ndërtesa me 4 njësi banimi secila dhe mund të strehojë 280 persona, një kapacitet që mund të rritet.  

Klan News