Kryeministri Rama: Kjo është sasia më e madhe e mbërritur njëherësh

Ashtu siç ishte paralajmëruar në vendin tonë kanë mbërritur edhe 340 mijë doza të vaksinës kineze Coronavac.

Lajmi është bërë i ditur nga kryeministri Rama me anë të një postimi në rrjetin social Facebook ku ndër të tjera shkruan se 340,000 doza të vaksinës Coronavac kanë mbërritur në  Aeroportin “Nënë Tereza”, sasia më e madhe e mbërritur njëherësh, që e çon në 1,578,790 numrin e vaksinave të mbërritura deri tani në Shqipëri.  

Me mbërritjen e 340 mijë dozave të vaksinës Coronavac, Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu thotë se: “Do të intensifikojmë fushatën antiCovid, me ditët e hapura të vaksinimit masiv, vaksinimin derë më derë dhe uljen e fashës së moshës, duke u dhënë mundësi sa më shumë qytetarëve të vaksinohen dhe të mbrohen nga Covid-19”.

Klan News