Me tensione është shoqëruar mbyllja e 12 guroreve dhe 26 furrave në Malin e Krujës, teksa ministri i Mjedisit Blendi Klosi ka replikuar me 2 prej pronarëve.

Kërkesës së tyre për të zgjatur afatin e spostimit të pajisjeve, ministri Klosi i është përgjigjur se nuk ka më tolerime. Për t’u spostuar ata duhet të aplikojnë më parë në Ministrinë e Energjetikes.

Mbyllja e guroreve dhe furrave u bë për shkak të shkeljeve të konstatuara nga ushtrimi i veprimtarisë së tyre, si dhe shpallja e Malit të Krujës si zonë e mbrojtur.

Aksioni do të shtrihet në të gjithë vendin ku janë rreth 300 subjekte që ushtrojnë aktivitete të kësaj natyre.

Tv Klan