Ish-komandanti i NATO-s: Kompanitë kineze nuk ofrojnë siguri

Rrjeti 5 G dhe përballja me rrezikun e ndikimit kinez që mund të vijë nga keqpërdorimi i tij, ishin temë e diskutimit të forumit të organizuar nga Qendra e Sigurisë për Europën Juglindore, e drejtuar nga kreu i republikanëve, Fatmir Mediu, në bashkëpunim me grupet konservatore dhe Partisë Popullore në Parlamentin Europian.

I ftuari special në këtë forum ishte edhe ish-komandanti suprem i NATO-s, Gjenerali James Jones, i cili tha se kompanitë kineze që duan të implementojnë rrjetin 5 G, nuk garantojnë as transparencë dhe as siguri.

Ndërsa ish-Ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, vuri në dukje se është koha për të vepruar së bashku si vende anëtare të NATO-s për të garantuar një rrjet 5G të sigurtë për përdoruesit.

Tv Klan