Një bombël gazi është përfshirë nga flakët e zjarrit në një kopsht në rrugën Don Bosko në Tiranë.

Drejt vendngjarjes kanë shkuar forcat zjarrfikëse të cilat bënë të mundur fikjen e zjarrit.

Nga zjarri ka vetëm dëme të vogla materiale dhe asnjë të lënduar. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.  /tvklan.al