Numri 1 i botës u eliminua në gjysmëfinale nga gjermani Zverev, që triumfoi 1-2 me sete

Novak Djokovic është eliminuar nga Tokio 2020. Ëndrra e tenisitit serb për të fituar medalje olimpike ka marrë fund, pasi ai u mund në gjysmëfinale nga Aleksander Zverev.

Numri 1 i botës synonte që të bëhej tenisti i parë në histori që fitonte të katër Grand Slame-et dhe medaljen e artë në Olimpiadë në të njëjtin vit, por kundërshtari gjerman ishte brilant në fushë dhe e mposhti. Në fund, fituesi u pa i mallëngjyer nga ky sukses.

Zverev e humbi setin e parë 1-6, por ai fitoi në dy setet e tjera, 6-3 dhe 6-1.

Kjo është hera e tretë që sportisti serb është mposhtur në një gjysmëfinale në olimpiadë, ndërsa ka marrë vetëm një medalje të bronztë në vitin 2008.

Ai kishte 23 ndeshje pa humbur, ndërsa kishte fituar French Open dhe turneun e Uimbëlldonit.

Por Djokoviç e ka ende një shans për ta fituar një medalje të artë, por në dyshen mikse ku formon çiftin me tenisten serbe Nina Stojanoviç.

Ndërkohë që të dielën do të ndeshet kundër Pablo Carreno Busta-s për medaljen e e bronztë. Zverev do të përballeet me tenistin rus Karen Khachanov për medaljen e artë në Tokio 2020.

Klan News